SPAK mbyll dosjen për ish Klubin Partizani, të mërkurën dorëzon aktet

SPAK mbyll dosjen për ish Klubin Partizani, të mërkurën dorëzon aktet

35
0
Shares

Prokuroria e Posaccme ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani”.

Të akuzuarit në dosje janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve të mërkurën e kësaj jave. Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqiten ditën e mërkurë.

Së bashku me mbylljen e hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe aktet përfundimtare në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj tyre nga struktura e posaccme.

Në 11 shtator, SPAK i komunikoi Berishës akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi “korrupsion pasiv dhe pastrim parash”.

Një ditë me vonë, në dyert e SPAK u thirr edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të cilit iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja si dhe financieres Andia Pustina.

Afati i fundit i SPAK për mbylljen e hetimeve për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani ishte data 2 tetor. Hetimet për këtë ccështje nisën katër vite më parë, pas kallëzimit të depozituar nga Taulant Balla. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY