Zbulohet në Prishtinë laboratori i përpunimit të kokainës dhe heroinës

Zbulohet në Prishtinë laboratori i përpunimit të kokainës dhe heroinës

40
0
Shares

Antidroga e Policisë së Kosovës zbulon edhe një laborator të dyshuar për përpunimin e heroinës dhe kokainës.

Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit nga hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës të shtunën, rreth orës 21:50, në rrugën “ Hyzri Talla” në Prishtinë, në podrumin e  një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit  dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator”, njoftoi policia e Kosovës.

Dyshohet që ky Laboratorr përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë  është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY