Bektashinjtë, një shtet si Vatikani brenda Shqipërisë

Bektashinjtë, një shtet si Vatikani brenda Shqipërisë

137
0
Shares

Një shtet si ai i Vatikanit brenda kryeqytetit të Shqipërisë, raportoi sot a2cnn duke cituar New York Times. Kryeministri Edi Rama zbuloi qëllimet e tij për “New York Times” në një artikull të publikuar këtë fundjavë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke që do të qeveriset nga Baba Mondi, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

Bëhet fjalë për një enklavë sipas modelit të Vatikanit, por katër herë më e vogël. Në këtë mënyrë, ky do jetë shteti më i vogël edhe në botë. Në këtë territor do të lejohet alkooli dhe femrat do të veshin çfarë të duan, pasi nuk do ketë rregulla për stilin e jetesës.

“Zoti nuk ndalon asgjë; kjo është arsyeja pse na dha mendje. Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësjellje”, tha Baba Mondi për gazetën.

“Shtetin që do jetë rreth 11 hektarë, sipas gazetës, Shqipëria kërkon që ta kthejë në një shtet sovran me administratën, pasaportat dhe kufijtë e tij. Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi dhe do të ketë për synim promovimin e tolerancës fetare”, shkruan gazeta.

“Duhet ta mbrojmë këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, është shprehur kryeministri Rama për “New York Times”, duke theksuar mesazhin kryesor: “Mos lejoni që stigma e myslimanëve të përcaktojë se kush janë myslimanët”.

Një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë legjislacionin përkatës.

“Deri më tani, Edi Rama, një katolik jopraktikant, tha se vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt e dinë për planin dhe aleatët e NATO-s si Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar”, thekson gazeta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY