BASIR ÇOLLAKU/ Me çfarë emërimi të ri lidhet largimi ‘personal’ i Toskës...

BASIR ÇOLLAKU/ Me çfarë emërimi të ri lidhet largimi ‘personal’ i Toskës nga Kushtetuesja

129
0
Shares

Nga Basir Çollaku

A u largua me dorëheqje të pashpjegueshme të dyshimtë dhe me shume të panjohura anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska?

E përgatitej me kohë dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i komisioneres, ish drejtuese e KPK Genta Tafaj Bungo?!
Zyrtarja e vetingut e përgjuar duke ulëritur korridoreve kundër “malokes” Prokurore e Tiranës që duhej shkarkuar me çdo kusht.
A është çështja e “malokut” Berisha në Kushtetuese dhe duhen mllefaxhinj të gatshëm si kamikazë me urrejtjen si kod penal
Ky lajm livadheve të drejtësisë qarkullon prej javësh.
Njëlloj siç u tha para zgjedhjeve në SPAK nga KLP për Olsi Daden, Anita Jellën dhe Ndini Tavanin se do ishin fituesit. E ashtu ndodhi. Unë e kisha shkruar me emra përpara se të merrej ky vendim. Siç u tha për largimin nga komisioni i SPAK për Ndini Tavanin e Gerd Hoxhën nga Prokuroria e Gjykata e Posaçme dhe më pas ashtu ndodhi. Edhe këtë e shkrova para se të bënte vaki zyrtarisht. Dhe njërit prej të refuzuarve, nuk i japin as argumentin apo faktin ligjor të papërshtatshmërisë. Për të dërguar në administrative rastet.
Apo siç shkarkuan këtë javë prokurorin e Lezhës Sabri Kastrati, “malok”, malësor edhe ky!!
Ndër dosjet e fundit të tij ishin mbi 20 sekuestrime lejesh ndërtimi në bregdet dhe hetimi i oficerit të qarkullimit për mosveprime në aksidentin ku u gjend i përfshirë djali i deputetit Tomë Doshi..!! Lejet do bëhen transparent për shumë pak ditë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY