‘SPAK i sekuestroi telefonin Rrumbullakut pa vendim gjykate”

‘SPAK i sekuestroi telefonin Rrumbullakut pa vendim gjykate”

232
0
Shares

Telefonin e drejtorit të përgjithshëm të policisë SPAK e kontrolloi pa vendim gjykate. Kjo ishte deklarata e sotme e kreut të PD, Sali Berisha në protestën para apartamentit të tij.

“Sot, mediat informojnë se kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti.

Miq, pse e solla këtë shembull?
E solla këtë shembull sepse kjo është Shqipëria!
Shqipëria është në duart e mafies dhe vetëm mafies.
Dy muaj më parë u njoftova këtu se Skrapi i partisë njoftoi klanet mafioze dhe familjet mafioze që të largohen dhe isha shumë i sigurt në atë që u thashë.
U arrestua në Kosovë këto kohë një përfaqësues i rrezikshëm i klanit Çopja.
Anëtarët e organizatës kriminale të Skrapirt të partisë, me në krye mercenar Dumanin, u vërsulën si qen të tërbuar kundër oficerëve të policisë që u dekonspiruan.
Shkuan dhe i kontrolluan telefonin pa gjykatë drejtorit të përgjithshëm të policisë. Po atij mirë ia bënë, ai e meritonte.
Po kush thoni ju, e kishte dekonspiruar?
Organizata kriminale e Skapit të partisë me BKH-istat e tij.
Sa shkuan me e marrë në Kosovë, u tha haptas, ata më njoftuan”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY