Gjermani, sulmi me armë në Munih, flet shqiptarja dëshmitare e tmerrit

Gjermani, sulmi me armë në Munih, flet shqiptarja dëshmitare e tmerrit

81
0
Shares

Gjermania është tronditur sot nga një sulm me armë brenda një qendre tregtare që ka lënë të paktën 3 viktima të konfirmuar zyrtarisht deri më tani.
Një shqiptare, rezidente në Mynih, punëtore në qendrën tregtare ka qenë dëshmitare e ngjarjes ndërsa tregon për Neës24 se e ka parë autorin dhe se dyshohet për 30 viktima.
Megi Shota thotë se aktualisht është e mbyllur bashkë me koleget në ndërtesën e qendrës tregtare pasi policia iu ka thënë të mos lëvizin.
“Të gjitha rrugët janë të bllokuara. Autorët nuk janë gjetur. I gjithë qyteti i bllokuar. Flitet se kanë ndodhur në disa zona të Mynihut sulme me armë. Ka helikopterë. Janë të gjitha rrugët me forca speciale. Nuk lejohet lëvizja e makinave dhe as njerëzve. Me sa dëgjuam janë vrarë disa persona, mbi 30 veta.  Policia ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në banesa. Sa do dilnim nga puna, po vraponin të tronditur nga qendra tregtare, pamë edhe personin që qëlloi. Policia na tha të qëndrojmë brenda pa lëvizur”, ka thënë Megi.
munih2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY