Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në qeveri në nivelin e zëvëndësministrave.
Kështu janë dy emërime të reja në ministrinë e Jashtme, Silda Çepe dhe Endrit Yzeiraj janë emëruar zv/ministrat më të rinj në ministrinë e Jashtme.
Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.
Ndërkohë ndryshime ka edhe në ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Turizmit.
Janë larguar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.
Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj. Jaupaj mbante më herët detyrën , “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/