Indeksohet pensioni. Shifra minimale. Gonxhe lajmëron përfituesit

Indeksohet pensioni. Shifra minimale. Gonxhe lajmëron përfituesit

137
0
Shares

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhja lajmëroi sot indeksimin me 4.1% të pensioneve.

Vendimi hyn në fuqi duke filluar nga 1 tetori dhe përfitojnë 791 mijë pensionistë.

“Ndaj me ju sot vendimin e qeverisë së Shqipërisë për indeksimin vjetor të pensioneve në masën 4.1% që nis me pagesat e muajit tetor 2024. Nga ky vendim përfitojnë 791257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori: 721705 janë pensione nga skema e detyrueshme e pleqërisë, e invalidëve apo pensione familjare dhe 680613 janë pensionet e veçanta, për ushtarakët, naftarët e të tjerë.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në rreth 17 milionë euro vetëm për 3 muajt e vitit 2024. Dihet që synim kryesor i indeksimit është të ruajmë fuqinë blerëse të pensioneve Qeveria e Shqipërisë i ka në vëmendje të veçantë dhe në fokus, është një sfidë e jona për të garantuar që të kemi rritje të të ardhurave për pensionistët në mënyrë që të sigurojmë një jetë sa më të denjë”,-tha Bledi Gonxhja. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY