GJKKO kthen për hetim dosjen e mjekut Edvin Prifti

GJKKO kthen për hetim dosjen e mjekut Edvin Prifti

82
0
Shares

Gjykata e Posaccme Antikorrupsion i ktheu SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti pr plotësim hetimesh.

Gjyqtarja Elsa Ulliri i ka dhënë dy muaj afat kohorë prokurorit Sotir Kllapi, të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e saj për gjykim.

Vendimi u mor në seancën e kësaj të marte e cila zgjati më shume se dy orë.

Në muajin shkurt të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO pëe Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur  katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar derytën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY