Të paktën 283 anëtarë të rojës së sigurisë së Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan janë arrestuar nga policia pas tentativës për grusht shteti të javës së shkuar, më 15 korrik.
Rojet janë anëtarë të forcave speciale të regjimentit të vendosur pranë pallatit presidencial në Ankara. Regjimenti ka gjithsej 2 500 anëtarë në total transmeton CNN Turk.
Ndërkohë, 10 856 pasaporta janë anuluar nga Ministria e Brendshme për të parandaluar ikjen e tyre jashtë vendit. Këtu përfshihen edhe ata që kanë pasaporta të gjelbra, si nëpunës apo ish-deputetë, të cilët mund të udhëtojnë jashtë vendit pa pasur nevojë për viza
Deri të enjten, 10 410 persona janë arrestuar dhe deri më tani, 4 060 prej tyre janë në paraburgim, përfshirë këtu më shumë se 100 gjeneralë dhe admiralë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/