Çelen konkurset për dy projektet për ndërtesat e qeverisë dhe administratës publike

Çelen konkurset për dy projektet për ndërtesat e qeverisë dhe administratës publike

86
0
Shares

U çelën sot konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve ku 10 studio prestigjioze do tëparaqesin gjatë ditës së sotme përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë për 4 zhvillime reja, cilat do t’i hapin rrugënjë qasje re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja shërbimeve bashkëkohore për administratën publike, ku shteti vendos dispozicion pronat publike dhe pas fton konkurs investitorë vendas e të huaj për ndërtimin e projekteve, nga ku shteti do përfitojë si pronar i truallit njéinfrastrukturë re për institucione publike që ende rrinë mjedise me qera, të cilat nuk kanë infrastrukturën e duhur për tëofruar shërbime të denja.

Kryeministri Rama, i cili ishte i pranishëm në çeljen e konkursittha se ajo do ndodhë falë Korporatës Shqiptare Investimeve, është shteti nuk do dorëzojë prona, ashtusiç i ka dorëzuar shkuarën tek privatët, por do futet një rol po aq aktiv si përfaqësues i pronës vet përmes AIC për të nxjerrë nga shfrytëzimi i pronave publike, mira publike dhenatyrisht edhe për nxjerrë përfitime financiare për vetë shtetin që do shërbejnë për investime mëtejshme.

FJALA E RAMËS/ Janë 10 finalistë të ndarë në 2 grupe, 5 për çdo grup, që përballë jurisë ndërkombëtare do të prezantojnë projekt idetë e tyre lidhur me 4 zhvillime të rëndësishme, të cilat janë 4 zhvillime që i hapin rrugë një faze të re, një qasje të re dhe pa diskutim edhe një roli të ri të shtetit në raport me pronën publike.

Aktualisht sot për ta bërë të qartë për të gjithë ata që nuk janë të informuar në brendësi lidhur me këtë nisëm, institucionet publike paguajnë disa miliona euro në vit qera, për të ushtruar aktivitetin e tyre në mjedise që janë larg së qeni të denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2030, janë larg së qenit të denja për atë çka meritojnë qytetarët të cilët shërbehen nga këto institucione, janë larg së qenit të denja për  kushtet në të cilat në fakt duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit.

E përveçse janë miliona e miliona euro që shkojnë çdo vit për qera, janë një sërë institucionesh që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në godinat të cilat nuk kanë asnjë lloj vlere të asnjë natyre. Jo vetëm që nuk kanë asnjë vlerë arkitektonike, por paraqesin edhe probleme te vazhdueshme mirëmbajtje si rezultat i të qenit godina të vjetra të trashëguara nga periudha komuniste dhe njëkohësisht të përdorura për qëllime të reja që nuk përshtaten fare me ato mjedise.

Faktikisht sot arkitektet janë thirrur të në ofrojnë idetë dhe projektet e tyre për të na dhënë mundësinë të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe nga ana tjetër edhe një tjetër godinë publike ku do të akomodohen të tjera institucione që janë sot në nevojë të madhe për të pasur një vend të denjë për të gjitha kërkesat e tyre.

Ky moment është një moment shumë i rëndësishëm, pasi më në fund ne kemi një agjenci e cila është krijuar me ligj disa vite më parë po për ngritjen dhe lëvizjen e së cilës është dashur një punë e gjatë përgatitore, Korporatën Shqiptare të Investimeve, ose ndryshe Albanian Investment Corporation (AIC) që në bashkëpunim me dy agjenci të mirënjohura në Europë, Agjencinë e Demanios në Itali, e cila e bën këtë punë prej shumë e shumë dekadash dhe që sot është zotëruese e 44 mijë pronave publike në territorin e Italisë ku shteti menaxhon pronat në mënyrë dhe me një qasje shumë sipërmarrëse,.

Faktikisht ajo që do të ndodhë falë agjencisë në fjalë, pra Korporatës Shqiptare të Investimeve është që shteti nuk do të dorëzojë më prona ashtu siç i ka dorëzuar në të shkuarën tek privatët, por do të futet në një rol po aq aktiv si përfaqësues i pronës së vet përmes AIC për të nxjerrë nga shfrytëzimi i pronave publike, të mira publike dhe natyrisht edhe për të nxjerrë përfitime financiare për vetë shtetin që do të shërbejnë për investime të mëtejshme.

Për ne është një kënaqësi gjithmonë që këto sfida të mëdha të zhvillimit të jenë gjatë gjithë kohës të shoqëruara nga një prani gjithmonë e më domethënëse e arkitektëve ndërkombëtare. Sot në juri kemi kryetarin e jurisë Jose Selgas është edhe themelues i  studios Selgascano, një studio që njihet botërisht dhe që është aktive edhe në Shqipëri. Kemi një “neë entry” Christian Kerez që është anëtar i jurisë dhe një arkitekt i mirënjohur për shtyrjen e kufijve të dizajnit dhe të arkitekturës dhe projekteve të tij, por që siç ndodh dhe çfarë ka ndodhur edhe më parë nuk është këtu vetëm thjeshtë për të gjykuar dhe për të ikur po është këtu për të qëndruar duke u bërë pjesë e armatës së arkitektëve që tanimë janë një realitet i jashtëzakonshëm për Shqipërinë ku mbi 60 arkitektë që njihen botërisht edhe që si të thuash, udhëheqin mendimin arkitektonik bashkëkohor, janë të përfshirë në këtë armatë dhe punojnë në Tiranë dhe në zona të tjera të vendit, bashkë me sipërmarrësit e tjerë shqiptarë për t’i dhënë Shqipërisë projektet dhe veprat e denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2030 dhe për atë çfarë Shqipëria ka mundësi dhe duhet të ketë dhe do të ketë në të nesërmen, si një vend që nuk do të jetë thjesht një destinacion për plazhet, për natyrën e bukur, për trashëgiminë kulturore e për të tjera, por do të jetë edhe një destinacion edhe për arkitekturën e re dhe bashkëkohore përmes veprave që po marrin jetë.

Këtu bëhet fjalë për projekte shumë ambicioze, këtu bëhet fjalë për projekte masive në aspektin e eksperiencës dhe të përfshirjes së shumë disiplinave që mblidhen përreth ndërtimit të projekteve të mëdha dhe këtu bëhet fjalë për vepra, të cilat edhe bota më e përparuar ia beson pikërisht arkitektëve më në zë. Ky është një moment fatlum për të gjithë arkitektët shqiptarë sepse arkitektët që janë këtu që të gjithë pa përjashtim punojnë dorë për dore me një studio lokale vendase dhe studio lokale vendase ka mjaft njerëz, vajza dhe djem të talentuar, ambiciozë, por pa eksperiencën e nevojshme dhe kështu faktikisht hyjnë në rrugën e duhur. Unë mendoj që kënaqësia për këtë ndërveprim është absolutisht e përbashkët. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY