Policia e Floridës ka arrestuar një person në lidhje me incidentin në klubin ndërkombëtar të golfit Trump, sipas një burimi anonim të policisë, raportoi këtë mbrëmje CNN
Burime të tjera thanë se Shërbimi Sekret qëlloi në drejtim të të dyshuarit. Zyrtarët besojnë se një individ i armatosur synonte të qëllonte Trumpin, sipas burimeve të informuara për këtë çështje, rapprton CNN.
Sipas burimeve të rendit, është gjetur një armë e gjatë.
Ish-presidenti ishte duke luajtur golf në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach. Loja u mbyll menjëherë, sipas një burimi të besueshëm.
Shërbimi Sekret tha në X se po punon me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach për të hetuar incidenttin që përfshin Trump. Shërbimi Sekret tha se incidenti ndodhi pak para orës 14:00, sipas orës lokale.
Presidenti Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris janë informuar për incidentin që përfshiu Trump dhe ata të dy thanë se janë “të lehtësuar se ai tashmë është i sigurt”, sipas Shtëpisë së Bardhë.
“Jam informuar mbi raportet e të shtëna me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam i kënaqur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shkroi Harris në platformën e mediave sociale X.
“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë pa dhënë detaje shtesë. r.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/