Malltezi lajmëron ‘korrupsionin’ tjetër që ka bërë këto ditë

Malltezi lajmëron ‘korrupsionin’ tjetër që ka bërë këto ditë

108
0
Shares

Jamarbër Malltezi i akuzuar për korrupsion pasiv tha se ditët e fundit ka konsumuar sërish këtë vepër penale në të njëjtën mënyrë siç përshkruhet edhe në akuzë për shumë raste të tjera.

Ai ka postuar në Facebook një kontratë me Fondacionin Fëmijët Shqiptarë për të dhuruar 360 mijë lekë.

Fondacioni drejtohet nga Liri Berisha, gruaja e Sali Berishës.

”Urgjent lajmeroni palacot e Edi Rames dhe Taulant Balles #spak qe ta shtojne ne akuze se edhe para 2 javesh tani ne 2024 kam bere tjeter dhurim per trajtimin e nje femije me autizem se kete e quajne korrupsion. Grabitjen e 37,000 m2 toke e 5,300 m2 zyra me VKM 183 te 2016 qe edi rama firmos per te vellain e quajne ok, 4 vkm te personalizuara qe ti falin 4,200 m2 toke e ndertese 2-kateshe Bolinos e quajne ok, ndersa pagesa per trajtim femije me autizem e quajne korrupsion. Ky eshte niveli i vetposhterimit te zarave qe ka emeruar Edi Rama. (Hoqa emrin e femijes se eshte krim ajo qe kane bere palacot)”, shkruan me sarkazëm Malltezi i cili po vuan si korrupsion donacione të tjera që familja e tij ka dhënë për këtë fondacion.

Malltezi është dhëndri i Berishës ndërkohë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY