DETAJET/ Si ndodhi plagosja e dyfishtë në derë të lokalit në Malësi...

DETAJET/ Si ndodhi plagosja e dyfishtë në derë të lokalit në Malësi të Madhe. Autori bëri të njëjtin krim para 13 vitesh

180
0
Shares

Dy persona u qëlluan me armë zjarri këtë mëngjes në Malësi të Madhe. Ngjarja ndodhi në Vrakë në derën e një lokali.

Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u qëlluan nga Lul Rakaj, ndërsa ky i fundit po kërkohet nga policia.

Rakaj është i njohur për një rast tjetër vrasje në të kaluarën. 13 vite më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ai vrau Kolë Mushkun pasi Mushku ishte autor i vrasjes së babait të Rakajt.

”Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia e Malësisë së Madhe. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY