Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazetari ekzekutohet para gruas dhe fëmijëve

22/07/2016
Gazetari ekzekutohet para gruas dhe fëmijëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një gazetar është qëlluar për vdekje në sytë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre, jashtë shtëpisë së tij në një nga shtetet lindore të Meksikës me numrin më të lartë të krimeve.

Pedro Tamayo Rosas, 45 vjeç, i cili mbulonte kronikën e zezë për dy portale online në shtetin e Verakruzit, u ekzekutua në qytetin Tierra Blanka, deklaroi zyra e prokurorit lokal.

Hetimet paraprake tregojnë se krimi u krye nga dy vrasës, të cilët iu afruan gazetarit për ta përshëndetur në shtëpinë e tij, saktësoi organi zyrtar.

Një anëtar i familjes së të ndjerit tha në kushte anonimati se Tamayo kishte dalë për të ndihmuar bashkëshorten dhe dy djemtë e tij me ushqimet kur papritur u qëllua me armë.

Agresorët hapën zjarr dhe më pas u larguan në bordin e një auomjeti, shtoi më tej zyra e prokurorit, e cila saktësoi se Tamayo ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë në hetimet e nisura, përfshirë atë të profesionit të viktimës si gazetar, thuhet më tej në deklaratën zyrtare. Tamayo punonte për portalet “El Pinero de la Cuenca” dhe “Al Calor Politico”.

Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, me mbi 90 punonjës mediash të vrarë dhe 17 të tjerë të zhdukur që prej vitit 2000, 19 prej të cilëve vetëm në Verakruz në 6 vitet e fundit.tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.