Onkologjiku tani duhej të ishte skenë krimi. Gazetari Stafa publikon bisedat mes...

Onkologjiku tani duhej të ishte skenë krimi. Gazetari Stafa publikon bisedat mes stafit të spitalit

65
0
Shares

“Vetëm i dëgjoni këto biseda, Onkologjiku tashmë duhet të jetë skenë krimi”. Ky është apeli i gazetarit Osman Stafa që i ka publikuar bisedat e mjekëve në Onkologjik përgjatë 5 viteve të fundit

Trajtimi i pacientëve me sëmundje të rënda në spitalin onkologjik është një dramë e madhe ku është zhytur mjeksia shqiptare por edhe administrata shtetërore e në fund vetë shoqëria.

Më poshtë janë vetëm një pjesë e bisedave të publikuara nga Stafa në rrjete sociale.

PJESA 4 – ONKOLOGJIKU, KAMPION NË ULJEN E DOZAVE NË BOTË, – thotë mjeku onkolog

(Këto komunikime janë bisedat e përditshme në grupin e punës (whatsapp) të mjekëve të Onkologjikut përgjatë 5 viteve të fundit)

Ky është komunikimi i radhës i mjekëve të Onkologjikut, të cilët flasin për terapi të cilat do të mungojnë 4 muaj. Flasin për ulje dozash për shkak të mungesave. Kjo është e papranueshme, është kriminale ajo çfarë është bërë mbi ata pacientë.____________________________

Komunikimi i plotë:
[19.5.23, 10:13:27 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes mjeksie): deri nga shtatori i fresket harrojeni dyshen ribo /palbo.😅

[19.5.23, 10:47:20 AM] RB(mjek onkolog): Si Brazili nje here ne 4 vjet 😄

[19.5.23, 10:51:55 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): nuk do te filloni trajtimin pa me dhene mua emrat qe do te jene ne listën e pritjes . Buxheti është edhe ceshja jone tani sipas kontratave qe firmosim me fondin .

[19.5.23, 10:52:22 AM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): kjo liste do ti dergohet drejtorise Qsut

[19.5.23, 10:52:32 AM] EC(mjek onkolog): Ok , por ishin para operacionit blic keto 🙂

[19.5.23, 10:52:43 AM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): dua emrat e pacienteve .

[19.5.23, 10:54:14 AM] EC(mjek onkolog): RD dhe VGJ per cdk 4 inhibitor

[19.5.23, 10:54:47 AM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): ne kohen e Zogut doktoret e mbanin ilacet ne dollapin e tyre . Tani ilacet e ka qeveria dhe nuk mund ti japim si te na doje qejfi .

[19.5.23, 1:51:35 PM] AP(mjek onkolog): Edhe une kam ne liste pritje fxh dhe dhc dhe Ds

[19.5.23, 6:30:50 PM] SS(mjek onkolog): I pari ka qene pacienti im qe e coi gjashte muaj 120 abirateron me nje kokerr ne dite dhe erdhi me psa 0.4 🤣

[19.5.23, 6:31:00 PM] SS(mjek onkolog): 250 mg

[19.5.23, 6:31:22 PM] RB(mjek onkolog): Ja ku filluam te mendojme me nikoqirllek 😀

[19.5.23, 6:31:41 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): nuk jemi pa shpresë 😅

[19.5.23, 6:31:50 PM] RB(mjek onkolog): 🤣🤣🤣

[19.5.23, 6:32:15 PM] EC(mjek onkolog): Une po mendoja qe per te kursyer te marrim me radhe raporte. Une me Anilen psh ne nje kohe qe ju te tjeret te thoni qe nuk i bejme dot recetat e tyre ( dmth mjeket e nje dhome te mungojne ne te njejten kohe) . I vete me me leverdi shtetit se shtyjme recetat

[19.5.23, 6:32:19 PM] AP(mjek onkolog): Edhe ribon e leme nga 1 ne dite

[19.5.23, 6:32:40 PM] AP(mjek onkolog): Edhe kete e mendova. Ja sa te vije vera

[19.5.23, 6:32:41 PM] RB(mjek onkolog): Uau

[19.5.23, 6:32:46 PM] AY(mjek onkolog): Me reduktim doze kemi Shume po kemi frike te publikojme

[19.5.23, 6:33:06 PM] RB(mjek onkolog): Po per Sorafenibin ka ndonje artikull

[19.5.23, 6:33:08 PM] SS(mjek onkolog): Une them te heqim internetin te dhoma e mbledhjeve 😊

[19.5.23, 6:33:09 PM] RB(mjek onkolog): 😀

[19.5.23, 6:33:17 PM] EC (mjek onkolog): Po c’vera mua me zuri stresi per dy pacientet javen qe vjen qe c’tu them

[19.5.23, 6:33:19 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): na duhen kursime te bazuara ne evidenca .

[19.5.23, 6:33:36 PM] EC(mjek onkolog): Me nje case report

[19.5.23, 6:33:48 PM] AP(mjek onkolog): 🤣

[19.5.23, 6:33:50 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): kjo është nje fushe e re ne onkologji 😃

[19.5.23, 6:34:20 PM] RB(mjek onkolog): Evidence based savings

[19.5.23, 6:34:34 PM] EC(mjek onkolog): Ne duhet t’i botojme vete cased qe te kemi evidenca. Shpjegimi se keshtu donte pacienti se duhet te bazohesh ne evidence per dozen. Pas botimit pastaj vuuu reduktimi

[19.5.23, 6:34:55 PM] SS(mjek onkolog): Per reduktim dozash del kampion onkologjiku ne bote 😉
[19.5.23, 6:35:21 PM] EC(mjek onkolog): Ore zgjidhja eshte te mungojme me radhe nga 2/3 dr ne jave

[19.5.23, 6:35:31 PM] AP(mjek onkolog): Ka dhe nje ilac shume te lire. Perdoret ne cdo semundje.quhet placebo.

[19.5.23, 6:35:36 PM] AY(mjek onkolog): Sidomos ne kimio se targetet njecike me rralle

[19.5.23, 6:36:26 PM] AY(mjek onkolog): Targetet te tundojne me mire ti heqin

[19.5.23, 6:36:27 PM] EC(mjek onkolog): Kur te fillojne me filgrastimat… pastaj do shtohen shtrimet…. Pastaj pse u rriten shtrimet…

[19.5.23, 6:36:27 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): enke po tallesh por shkenca kështu ecen ,ka drejtime të papritura 😃

[19.5.23, 6:37:36 PM] AP(mjek onkolog): Nje dere mbyllet, hapen 2 te tjera

[19.5.23, 6:37:47 PM] EC(mjek onkolog): Nuk po tallem . Une jam ne stres se i kam dhe paciente qe nuk i njoh se jane relapse, por paciente qe nuk i kam trajtuar une me pare. Nuk di si t’i manipuloje qe u duhet kimio🙄

[19.5.23, 6:38:26 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): ajo qe sot duket buballallek ,neser shpallet standard

[19.5.23, 6:38:33 PM] EC(mjek onkolog): Une po perpiqem per te gjetur metodat per kursim. Te tuat nuk jane imediate

[19.5.23, 6:38:41 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): gold standard

[19.5.23, 6:39:08 PM] EC(mjek onkolog): Ti po thua t’i quajme trial?

[19.5.23, 6:39:22 PM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): mjekesia ne kohen e koleres 😅

[19.5.23, 6:39:32 PM] EC(mjek onkolog): Tamam

[19.5.23, 6:41:34 PM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): thjesht duhet të ndryshojme mënyrën e te menduarit nga habitore ne veprore 😅

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY