I dërguari i Gjermanisë heq perden për Open Ballkan: U bë për...

I dërguari i Gjermanisë heq perden për Open Ballkan: U bë për të izoluar Kosovën

156
0
Shares

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë të premten një deklaratë shumë të fortë në televizionin e Kosovës RTK duke i dhënë tjetër kuptim ‘Ballkanit të Hapur’ që kemi dëgjuar nva Kryeministri Edi Rama në Tiranë e jashtë saj.

Nisma e Ballkanit të hapur ishte konceptuar si një akt kundër Kosovës. “Ballkani i Hapur u krijua për ta anashkaluar Kosovën” tha ai.

Kjo deklaratë bën ndërkaq edhe vlerësimin rreth asaj se pse ndodhi debati i ashpër politik në Tiranë dhe Prishtinë në lidhje me inisiativën Rama Vuçiç.

Kryeministri Rama u tërhoq nga nisma disa vite pas promovimit thuajse të përditshëm të saj.

Në korrik 2023 në Ulqin, Rama shpalli daljen nga kjo nismë, për të cilën ka qenë edhe mbrojtësi i saj.

“Edi Rama u bë zëdhënësi kryesor i idesëqë  filloi si mini Shengen, me gjenezë në Beograd dhe e mbështetur fort nga Alex Soros. Jo më kot presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që sot me sa duket ndihet i braktisur, e përgëzonte publikisht Ramën se, “pa vendosëmërinë dhe këmbënguljen e tij“ Ballkani i Hapur” do të qe i pamundur”. Kryeministri ynë u përlesh pothuajse me të gjithë faktorët shqiptarë, përfshirë edhe opozitën vendase, për ta shpënë përpara Open Balkan”, komenton lapsi.al, i cili ka shënuar të gjitha deklaratat e Ramës në fabor të Open Ballkan. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY