Kurti, deklaratë për kërcënimet e Vuçiç: Kosova, sot më e fortë se...

Kurti, deklaratë për kërcënimet e Vuçiç: Kosova, sot më e fortë se kurrë. Nuk trembemi!

67
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar këtë pasdite përmes një postimi në Facebook, në lidhje me kërvënimet e Vuçiç, që pak më vonë se deklarata e Kurtit në rrjete sociale deklaroi 7 pika si momente kërcënimi ndaj Kosovës.

Kurti thekson se Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të vendit tonë, progresin demokratik e socio-ekonomik të popullit dhe institucioneve tona, thotë Kurti ndërsa kërkon nga Serbia që të pendohet për krimet, të kërkojë falje, të hapë arkivat e ushtrisë jugosllave dhe të paguajë dëmshpërblimet.

DEKLARATA E KURTIT/ Vuçiç në koordinim me Rusinë, mbi varrezat masive, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës

25 vjet pas gjenocidit në Kosovë, me 186 masakra, rreth 500 varreza masive në Kosovë, 5 varreza masive në Serbi, ku mbetën të vrarë mbi 13 mijë njerëz (1392 fëmijë; 1739 gra; 1882 të moshuar), rreth 20 mijë gra e vajza të dhunuara dhe keqtrajtuara, dhjetëra mijëra qytetarë të persekutuar, mbi 860 mijë të dëbuar nga Kosova dhe qindra mijëra të tjerë që nga malet shihnin qysh po ju plaçkiten e digjen shtëpitë (gjithsej 119,855 sosh), dhe ende 1595 persona të zhdukur me dhunë, qindra familje që jetojnë me ankth e dhembje, ndërsa i mbanë të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive brenda territorit të saj, Serbia e drejtuar nga ministri i Millosheviqit, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatitin kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës.

Serbia flenë mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë. 950 civilë të paarmatosur u masakruan, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Dëshmitë e gjenocidit janë të freskëta gjithandej në Kosovë e Serbi, por kjo nuk po e pengon Presidentin e Serbisë për të kërcënuar sërish.

Në vend që Serbia:

▪️të pendohet për krimet, të kërkojë falje për to dhe të mos i mohojë ato;
▪️t’i hapë arkivat e luftës të policisë dhe ushtrisë jugosllave, sidomos të brigadës së motorizuar 37;
▪️të paguajë dëmshpërblimet;
▪️të bashkëpunojë për të vendosur drejtësi për viktimat e gjenocidit;
▪️të angazhohet për pajtim e paqe duke reflektuar mbi përgjegjësinë që ka;

ajo ka zgjedhur anën e kundërt, duke përsëritur kërcënimet dhe ultimatumet, ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, në bashkëpunim dhe koordinim të afërt me Rusinë. Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit.

Qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovës është tejet dëshpëruese. Fillimisht u normalizua pandëshkueshmëria dhe fushatat propaganduese. E tash po synohen të normalizohen sulmet paramilitare dhe terroriste (Banjska, 24 shtator 2023), kërcënimet dhe ultimatumet, të cilat arsyetohen me lajme të rrejshme dhe fushata dezinformuese, para syve të botës demokratike.

Sot, Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të vendit tonë, progresin demokratik e socio-ekonomik të popullit dhe institucioneve tona. Mirëpo, kjo që po ndodhë aktualisht, tregon se sa larg është Serbia nga vlerat demokratike dhe njerëzore dhe sa e mishëruar mbetet me gjenocidin e kryer në vitet e ‘90-ta.

Ndërkaq në fjalimin e tij të mbajtur sot pasdite presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar planin me 7 pika për Kosovës, në fakt një kërcënim ndaj territorit të Kosovës dhe stabilitetit në Ballkan.

7 PIKAT E FJALIMIT TË VUÇIÇ PËR KOSOVËN/ 1. Shpallja dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veri të Kosovës dhe Metohisë, me pjesëmarrjen e OSBE-së dhe Misionit të BE-së.

2. Zbatimi i nenit 9 të Marrëveshjes së parë të Brukselit përmes kthimit kolektiv të serbëve në Drejtorinë Rajonale të PK-së

3. Kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksione gjyqësore.

4. Tërheqja e të ashtuquajturave forca speciale të Policisë së Kosovës nga bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara ilegalisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, si dhe tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime jetike publike dhe administrative për qytetarët nga viti 1999 deri në mbylljen e tyre të paligjshme në vitin 2024.

5. Formimi urgjent dhe përfundimtar i Bashkimit të Komunave Serbe, pa turbullira dhe lojëra politike. Kjo konkretisht nënkupton miratimin e draftit përfundimtar të statutit të Asosacioni në mënyrën e përcaktuar me Rregulloren e Punës së Ekipit Menaxhues, nga përfaqësuesit e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe Metohi të zgjedhur në mënyrë demokratike.

6. Zbatimi i menjëhershëm i garancive të Bashkimit Evropian dhe SHBA nga 28 dhjetor 2022 dhe lirimi i menjëhershëm i të gjithë të burgosurve politikë që u arrestuan nga e ashtuquajtura Polici e Kosovës dhe veçanërisht të arrestuarve për pjesëmarrje në protesta/barrikada paqësore;

7. Mundësimi i menjëhershëm i transaksioneve të pandërprera të pagesave dhe shërbimeve postare. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY