“Akuza për Fatmir Bektashin, pagoi udhëtimin e Elhaida Danit dhe Koçantes për...

“Akuza për Fatmir Bektashin, pagoi udhëtimin e Elhaida Danit dhe Koçantes për të ardhur në Shqipëri”

280
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar këtë mbrëmje akuzën që publikoi sot SPAK për dy biznesmenët Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi.

Ai tha se Bektashi financoi një udhëtim të këngëtares shqiptare Elhaida Dani dhe Koçantes me ftesë të ministrisë së Kulturës për të ardhur në Tiranë, në një ceremoni në Presidencë ku do të nderohej me dekoratë për fitoren në ‘Voice of Italia’.

“Këta anëtarë të organizatës kriminale të Skapit kanë akuzuar për korrupsion me Sali Berishën, Fatmir Bektashin sepse ky biznesmen i nderuar, që ka ndërtuar në të gjithë Tiranën gjithë jetën e tij, dhe që tani ka ndërtuar në tokën e tij, paska sponsorizuar në vitin 2013 një udhëtim të Elhaida Danit dhe Rikardo Koçantes, kur ajo fitoi Voice Of Italy.

Ministria e Kulturës ftoi këngëtaren tonë, e cila korri një sukses të jashtëzakonshëm në Itali, dhe mentorin e saj që ishte arkitekt i atij suksesi, Rikardo Koçante në Shqipëri, për të nderuar me një medalje nga Presidenti i Republikës, këngëtarin e njohur italian.
Fatmir Bektashi paska sponsorizuar me 4500 euro udhëtimin dhe qëndrimin e tyre dy net në Tiranë.
Pra, ky është korrupsioni i Sali Berishës, sepse një biznesmen ka sponsorizuar jo për kryeministrinë, për Ministrinë e Kulturës, në përputhje me të gjitha rregullat, me deklarime dhe çdo gjë, ardhjen e njërit prej personaliteteve më të njohura të këngës dhe muzikës italiane”, shpjegoi Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY