Përkujtohet përvjetori i vrasjes së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari

Përkujtohet përvjetori i vrasjes së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari

76
0
Shares

Partia Demokratike përkujtoi sot përvjetorin e vrasjes së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Në orën ora 12:00, drejtues të PD dhe familjarë të Hajdarit vendosën kurora tek Memoriali i Azem Hajdarit pranë ish selisë së PD, vendi ku u krye edhe vrasja.

Ndërsa në orën 13:00, u zhvillian homazhe tek varri i Azem Hajdarit në Varrezat e Dëshmorëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se mesazhi e Hajdarit është me adekuat se kurrë.

“Azem Hajdari hyri në histori me trimërinë, me guximin dhe kurajën që tregoi për t’u përballur me diktaturën.
Azem Hajdari me studentët u përballën dhe sfiduan regjimin me gjaktar që ka pasur Shqipëria.
Ata dhanë një mesazh se vetëm guximi, përballja dhe kurajoja është rruga e duhur kur ke përballë një regjim, një regjim që kundërshtarëve iu tundte prangat ose plumbin.
Mesazhi i Azem Hajdarit sot është më adekuat se kurrë.
Në atë kohë ishte një regjim politik bolshevik, sot kemi një regjim më të egër, një narkoregjim, një regjim të krimit dhe bandave.
Ndaj sot, mesazhi i Azem Hajdarit është më kumbues se kurrë.
Regjimi do kurajo, regjimi do përballje, regjimi do t’i qëndrosh, regjimi do që të luftosh ta rrëzosh.
Sot shqiptarët nga ky përkujtim, këtë mesazh kanë. Të ngrihemi, të përballemi dhe të rrëzojmë narkoregjimin që është edhe më i egër se regjimi bolshevik”, deklaroi Flamur Noka.

Edhe në Kuvend u përkujtua përvjetori i vrasjes së Hajdarit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY