Balluku premton mbikalim në Thumanë: Është zgjidhur problemi i banorëve

Balluku premton mbikalim në Thumanë: Është zgjidhur problemi i banorëve

183
0
Shares

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha sot se e ka zgjidhur problemin e banorëve që përdorin aksin lokal Thumanë Fushë Krujë.

Nyja e tretë që do të ndërtohet së shpejti në Thumanë, do të zgjidhë përfundimisht problemin, tha ajo.0

“Thumanë-Kashar ka dy nyje që janë pjesë e projektit, ndërkohë pjesë e studimit kanë qenë 3 nyje. Dy nyjet e ndërtuara nuk kanë asnjë ndryshim nga projekti i miratuar; hyrja e Rinasit dhe e Kasharit. Ajo nyje që do të zgjidhë përfundimisht problemin e Thumanës dhe të Krujës e Fushë Krujës, është nyja e Thumanës që ndodhet si pjesë e projektit që do të vazhdojë deri në Milot dhe është vetëm 4 km larg mbikalimit ekzistues sot në Gramëz”, raporton droni.al.

Banorët do të akesojnë provizorisht një ramp të dedikuar në Gramëz, shkruan A2.

“U kemi dhënë zgjidhje banorëve të Thumanës, ka rrugë alternative. Rrugë alternative ka, por nuk duan të përdorin atë rrugë të gjatë dhe kanë të drejtë. Dhe do të ketë një rrugë më të shkurtër do ketë një nyje të dedikuar në hyrje të Thumanës që do të nisë menjëherë. Jemi në fazën e firmosjes për ndërtimin e rrugës Thumanë-Milot. Në mënyrë provizore do të aksesojnë mbikalimin e Gramzës me një ramp të dedikuar deri në ditën kur do kemi mbikalimin e plotë në zonën e Thumanës. Me banorët kemi rënë dakord që në rast se e shohin të arsyeshme ne mund të konsiderojmë që mbikalimin e Gramzës ta kthejmë në nyje permanente”, tha Balluku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY