Pjesë e hetimeve për sulmin në Mynih ku autori vrau 9 persona para se të vriste veten, policia gjermane ka bërë edhe disa të dhëna të tjera, të cilat po i verifikon.
Sipas “Daily Mail”, mësohet se policia po heton lidhur me një lajmërim të rremë në “Facebook”, ku thuhej se po ofrohej ushqim falas në “McDonald”, pikërisht në vendin e sulmit.
Një i armatosur ka qëlluar me armë zjarri dje afër McDonaldit që gjendet në afërsi të qendrës tregtare Olympia, në zonën veriore të Moosach të kryeqytetit bavarez, Munich.
Mes viktimave është raportuar edhe për tre viktima shqiptare, Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabergja, të tre nga Kosova.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/