EMRAT/ Zbardhet plagosja në Kashar, policia jep detajet

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Kashar, policia jep detajet

180
0
Shares

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri në Kashar ndërsa ka arrestuar dy persona. Personi i plagosur është qëlluar me çifte e cila është sekuestruar. Ervin Nela u gofit në këmbë nga Mario Nela, kushëriri i tij.

”Pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. Nela, E. Nela, dhe Mario Nela, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Ervin Nela, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Mario N”, njofton policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY