Foto, Dijamant Zabergja
Edhe një tjetër shqiptar i vrarë në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë. Ai është Dijamant Zabergja.
Lajmin e bën me dije babai i tij përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se djali i tij është vrarë nga “dora terroriste”.
“Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeçar u vra dje në Munih nga dora terroriste”, shkruan ai në “Facebook”.
Nga sulmi terrorist humbën jetën 9 persona. Viktimat e tjera shqiptare janë Arnela Segashi dhe Sabina Sulaj.
Ndërkohë mësohet se një yjetër shqiptar, i katërt nga Kosova, ka mbetur i plagosur. Ai është Benet Adijli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/