Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK për komunikimin e konkluzioneve të prokurorisë së posaçme.
Ai shoqërohet nga një numër i madh mbështetësish dhe deputetë të PD.
Përpara se të hynte në SPAK ai bëri një deklaratë për media. Ndërkohë që iu përgjigj gazetarëve në pyetje.
Pyetje përgjigje:
Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër
Unë ju prisja atje që të bëja deklaratën time, por atje duhet ta bëj.
Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?
Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë.
Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.
Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?
Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.
A keni kandidat për kryeministër?
Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane?
Ju çfarë doni zoti Berisha?
Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/