GJKKO shpall të pafajshëm Salianjin dhe Murrizin. U paditën nga Kokoneshi i...

GJKKO shpall të pafajshëm Salianjin dhe Murrizin. U paditën nga Kokoneshi i Divjakës

78
0
Shares

GJKKO vendosi të shpallë të pafajshëm për veprën penale ‘Shpifje’ deputetin e PD, Ervin Salianji dhe ish deputetin e PD, Myslym Murrizi.

Ata ishin akuzuar për shpifje nga Fredi Kokoneshi, ish kryetar i bashkisë së Divjakës pasi ky i fundit u akuzua për korrupsion në bashkinë që drejtonte.

“I dëmtuari akuzues Fredi Konkoneshi, më datë 04.04.2024 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: “Fillimin e procedimit penal ndaj Partisë Demokratike, për z. Myslim Murrizi, z. Ervin Salianji, deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120 i K.Penal”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 328 pika 1, shkronja ç) dhe f) dhe 59 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 66, shkronja dh) dhe 120 të Kodit Penal, me vendimin nr.50, datë 10.09.2024 vendosi:
1. Pushimin e çështjes penale me nr. 70, datë regjistrimi 04.04.2024, me palë:
I dëmtuar akuzues: Shtetasi Fredi Kokoneshi;
Të akuzuar: Shtetasi Myslym Murizi dhe shtetasi Ervin Salianji;
Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit, sipas parashikimeve të nenit 66, shkronja dh) të Kodit Penal, dhe për këtë shkak, në referim te nenit 328, pika 1, shkronja f) të K.Pr.Penale, nuk mund të vazhdojë”, thuhet në njoftimin e GJKKO. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY