BESART XHAFERRI/ 5 shkollat në Astir që Kreu i Bandës 5D nuk...

BESART XHAFERRI/ 5 shkollat në Astir që Kreu i Bandës 5D nuk i ndërtoi as në 3D!

44
0
Shares

Nga Besart Xhaferri

Që prej datës 9 Shtator kur nisi dhe viti i ri shkollor nga ora 07:30 deri në 8:00 kur Tirana është e paralizuar nga trafiku, i vetmi oaz ku lëvizet lirisht me makinë është Astiri.

Kjo jo se rrugët në këtë rajon janë me standarde dhe ka parkime nëntokësore, por sepse në këtë zonë me një komunitet prej 70 mijë banorësh nuk ka asnjë çerdhe, kopësht apo shkollë publike.

5 shkolla ka premtuar Erion Veliaj se do të ndërtojë në Astir që nga 2015 por deri tani kreu i Bandës 5D nuk i ka ndërtuar këto shkolla as në 3D.

70 mijë banorët e Astirit detyrohen që fëmijët në shkollë ti çojnë në Laprakë, tek zona e 21 Dhjetorit, në zonën e ish bllokut apo në Yzberisht e Kombinat.

Prindërit detyrohen të paguajnë transport dhe afterschool për fëmijët e tyre pasi Bashkia Tiranë e uzurpuar nga sekti i Rilindjes i ka ekspozuar këta qytetarë përballë zhvatjes.

Largimi i Bandës 5D është kthyer në emergjencë ndaj protesta dhe rezistenca ndaj këtij sekti nuk ka më kthim pas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY