Berisha: Ai që zëvendësoi Rrumbullakun është emërtesë e Suel Çelës!

Berisha: Ai që zëvendësoi Rrumbullakun është emërtesë e Suel Çelës!

113
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se ai që zëvendësoi Rrumbullakun është emërtesë e Suel Çelës! Ministri i ri është në xhep të krimit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Dje shkarkuan Rrumbullakun, i cili u shndërrua në një vegël të verbër dhe u flak si një limon i shtrydhur nga ministra kriminelë dhe banditë.
Por, ai që zëvendëson Rrumbullakun, ai është njeriu i medaljeve të zeza.
Ai është emërtesë e Suel Çelës dhe Taulant Ballës.
Shikoni miq gjer ku arrin krimi, të na emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë, sepse ministri i ri është në xhep të krimit.
Ky ushtar i Lubi Ballukut zbaton vetëm urdhra.
Atëherë më thoni mua, a nuk janë këta vrasës, këta kriminelë mbi ligjin?
A nuk është shteti ligjor një hipokrizi në Shqipëri?
Ku të ketë siguri në këtë vend, kur bandat vendosin kudo.
Miqtë e mi, Shqipëria thërret sot çdo shqiptar t’i dalë zot këtij vendi.
Shqipëria ka pasuri përrallore për të begatuar çdo shqiptar.
Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për të punësuar edhe dy herë më shumë shqiptarë se ç’banojnë sot këtu.
Por Shqipëria është vendi që plaçkitet, që vidhet më shumë se çdo vend tjetër në Europë.
Shqipëria është vendi në të cilin fondet publike vidhen si askund tjetër.
Pasuritë publike shndërrohen në pasuritë e qeveritarëve.
Shqipëria është vendi i qytetarëve pa drejtësi.
Vendi në të cilin një qytetar, për të marrë një vendim nga gjykatat, duhet të presë 14.6 vite. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY