Lendina e fundit në Tiranë te stadiumi ‘Selman Stermasi’, bashkia vendim...

Lendina e fundit në Tiranë te stadiumi ‘Selman Stermasi’, bashkia vendim për 4 kulla

206
0
Shares

Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, denoncon sot iniciativën e dyshes Rama-Veliaj për “gjoja rijetëzimin” e stadiumit Selman Stërmasi, ndërkohë që qëllimi i vërtetë është ndërtimi i katër kullave të reja në gjurmën e stadiumit.

Më poshtë statusi i Telitit:

“Kryebashkiaku i Tiranës do të miratojë në Këshill Bashkiak ditën e hënë (9 shtator), me forcën e kartonave të këshilltarëve të bindur verbërisht ndaj tij, hapjen e rrugës për “gjoja rijetëzimin” e stadiumit Selman Stermasi, por që në realitet ka për qëllim ndërtimin e plot katër kullave të reja në gjurmët e pronësisë së këtij stadiumi. Kujt i erdhi kjo ide?  Cilit ndërtues apo grup ndërtuesish do ti jepet kjo “dhuratë”?  Kush fshihet realisht pas këtyre katër kullave? Kush do pastrojë aty paratë e krimit, drogës, korrupsionit dhe klientelizmit?
Pse Veliaj pengon Këshillin Bashkiak të Tiranës të zhvillojë procesin e konsultimit publik për të pyetur banorët e Tiranës se cfarë mendojnë e cfarë sugjerojnë, ashti sic e lips edhe baza ligjore?
Pse trembet dyshja Rama-Veliaj nga e vërteta dhe transparenca?
Hapsi sytë qytetarë, ky do të jetë projekti i rradhës i betonizimit absurd, abuzimit dhe tjetërsimit të pronës publike, me “gjoja justifikimin e rijetëzimit”, ndaj opozita duhet dhe do ta kundërshtojë me forcë këtë iniciativë të rradhës për betonizimin kriminal që i bëhet Tiranës”, thuhet në denoncimin e Telitit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY