Protesta para Bashkisë, Belind Këlliçi kritika Gonzatos dhe një pyetje për Klodian...

Protesta para Bashkisë, Belind Këlliçi kritika Gonzatos dhe një pyetje për Klodian Brahon

67
0
Shares

Dhjetra qese me plehra u hodhën sot para Bashkisë Tiranë si simbol i papastërtisë dhe mbetjeve pa mbledhur në lagje të ndryshme të qytetit.

Kjo është protesta e 24 para Bashkisë, ndërsa protestuesit kërkojnë largimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Në fjalën e tij Belind Këlliçi komentoi sot edhe një aktivitet të përbashkët të Bashkisë së Tiranës me zyrën e BE në Tiranë, hapjen e kolegjit të Evropës, duke hedhur kritika ambasadorit të saj pasi në hapjen e Kolegjit është thirrur të flasë edhe Erjon Veliaj.

“Dita e sotme ka nisur me aktivitet të shëmtuar, ku regjisore kryesore është zyra e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë Gonzato, i cili ditën e sotme do t’i shesë të rinjve ekselente të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn një hajdut ordiner, një plehrë mbeturinë njerëzore, mbeturinë politike, i cili është nën hetim për vjedhjen e 132 milion euorve nga inceneratori i Tiranës, të paktën 30 milion eurove nga dosja 5d. Të paktën dhjetra miliona euro tendera fiktive. Një njeri që ka dhënë 2 mijë leje ndërtimi, që ka betonizuar Tiranën, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, që ka shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe këtë njeri zyra e delegacionit të BE së bashku me një komuniste si Federica Mogherini vijnë dhe e shesin si model suksesi. Kjo është tallje për çdo qytetar të ndershë, për çdo njeri me shtyllë kurrizore, për çdo njeri në këtë vend që ka një pikë dinjiteti. Mos vallë zyra e delgacionit të BE nuk e di që ky hajdut, Erjon Veliaj është nën hetim pasuror? Për çfarë e thërrisni Erjon Veliajn?”, u shpreh Këlliçi.

Në vijim ai iu drejtua edhe prokurorit të SPAK, Klodian Braho që ka çështjen e Veliajt.

“Një pyetje publike për Klodian Brahon, prokurorin e 5D; A ka të drejtë ndërtuesi i 7 kateve pa leje në Tiranë, një njeri për të cilin u shemb policia bashkiake, ndërtesa dhe reparti i uzinës mekanike. U shembën godina miliona euro për të hapur truallin, për të ndërtuar ky njeri kulla në mes të Tiranës. A ka të drejtë ky kur thotë se e kam mbyllur çështjen e “5D” me prokurorët e SPAK? E di pse ta bëj këtë pyetje? Sepse i bie që nuk ke lexuar aktet e tua. Ta ka thënë gjykata e apelit të posaçëm. Ekzistojnë përgjime të Nestor Muhametllar administratorit të 5D me një drejtor të quajtur “Erioni i IMT”. Po a ka shqiptar që nuk e di që ky është Erion Rrapaj, shefi politik në Kombinat, ish titullar në IMT, përgjegjësi kryesor për fabrikën e asfaltit, që shtronte rrugët me asfalt vetëm për të gënjyer qytetarët. Njeriu që është kallëzuar në SPAK prej meje, prej një viti, për fabrikën e asfaltit në Krrabë, ku bëhet evazion fiskalë dhe bashkia u kthye në pronë private, ku me asfaltin e bashkisë me puntorët e bashkise, shpalleshin tendera fiktivë dhe ktheheshin paratë në fushatë për të blerë vota. A ka turp më të madh? Si ka mundësi Klodian Braho nuk ke një përgjigje për Erionin e IMT? Apo ka të drejtë ndërtuesi i 7 kateve pa leje? Rast i paprecedentë, 7 kate pa leje, një pallat mbi një kullë në mes të kryeqytetit dhe ju mbyllni gojën. Kush jua ka mbyllur gojën? Jua kanë mbyllur paratë gojën?” u shpreh Këlliçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY