Dorëhiqet drejtori Alfred Peza, RTSH: Bëri transformime në televizionin publik. Filloi të...

Dorëhiqet drejtori Alfred Peza, RTSH: Bëri transformime në televizionin publik. Filloi të shikohet sërish

169
0
Shares

Drejtori i RTSH-së Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se ai ka dorëzuar aktin e dorëheqjes së tij Këshillit drejtues të RTSH-së.

Peza u zgjodh drejtor në qershor të vitit 2023.

“Gjatë punës në drejtimin e RTSH-së, z. Peza ndërmori disa reforma të rëndësishme, duke investuar në programe cilësore dhe ekskluzivitete që rritën shikueshmërinë e munguar në televizionin publik. Gjatë një viti si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së pati një rijetësim të studiove televizive dhe kanaleve të platformës radiotelevizive. Përmes këtyre reformave, RTSH-ja arriti që në një kohë të shkurtër të rikthehet sërish si një zë i rëndësishëm për publikun dhe një aktor konkurrues në tregun mediatik shqiptar”, thuhet në njoftimin e RTSH në lidhje me largimin e tij.

Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave. Në periudhën 2013–2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY