Vendi i ngjarjes
2 të plagosurit e djeshëm tek Don Bosko në Tiranë, Kastriot Elezaj, 45 vjeç dhe Renaldo Metushi, 22 vjeç thanë oara hetuesve se nuk kanë arritur të identifikojnë autorët ndërsa nuk kanë sherre me askënd.
“E kisha lënë për të pirë kafe me Renaldo Metushin dhe u ulëm në verandën e lokalit. Ne pimë kafe çdo ditë në të njëjtin lokal sepse jemi të papunë. Unë nuk kam parë kush më ka qëlluar dhe nuk e di kush ka dashur të më vrasë. Nuk kam asnjë konflikt me njeri dhe nuk i ruhem askujt. Lëviz lirshëm rrugëve dhe në kafe rri i pa shqetësuar”, është shprehur Elezaj.
”Po pija kafe me Kastriot Elezajn dhe pimë kafe bashkë çdo ditë. Unë jam i papunë. Tek lokali kam punuar disa kohë më parë si kamarier dhe ata çunat i njoh. Ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe nuk i pashë autorët. Pasi pushuan të shtënat kuptova se isha qëlluar në këmbë”, tregoi Metushi.
Arma e krimit është gjetur dje në makinën e djegur Golf 5 në një zonë të Tiranës. Ajo është pistoletë e kalibrit të ulët, 7.65 mm.
Grupi hetimor ka dyshime se objektiv i sulmit të ketë qenë Elezaj pasi më herët ka qenë i dënuar për prostitucion. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/