Kapet banda ndërkombëtare e furnitorëve me ‘adrenalinë’ për festivalin në Vlorë

Kapet banda ndërkombëtare e furnitorëve me ‘adrenalinë’ për festivalin në Vlorë

57
0
Shares

7 persona u vunë në pranga në Vlorë, nga të cilët 5 të huaj me akuzën për shitjen e dozave të drogave të ndryshme.

Policia sekuestroi sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, 2 automjete dhe 1800 euro të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.

Ata ishin përgaditur me furnizim përgjatë mbajtjes së festivalit në Delisuf në Vlorë.

“Policia siguroi informacion për disa shtetas që vepronin si grup për të shitur doza droge në një festival në Delisuf.

Në bazë të këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar “Parts 28”, gjatë të cilit shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në perimetrin ku zhvillohej festivali dhe arritën të kapnin dhe të vinin në pranga shtetasit:

S., 37 vjeç, banues në Poloni; P. O., 38 vjeç, banues në Hungari; Ch. G., 27 vjeç, banues në Itali; G. M., 20 vjeçe, banuese në Itali; P. S., 43 vjeç, banues në Çeki; S. S., 20 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Këta shtetas vepronin si grup duke siguruar droga të ndryshme, të cilat i ndanin në doza dhe ua shitnin turistëve dhe pushuesve që po ndiqnin një festival të organizuar në plazhin e Delisufit, Vlorë”, njoftoi policia e Vlorës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY