Skulptura e Skënderbeut me fytyrën e Ramës, Berisha: Sikur të zëvendësosh fytyrën...

Skulptura e Skënderbeut me fytyrën e Ramës, Berisha: Sikur të zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit

119
0
Shares

Përdhosi heroin tonë kombëtar, tha këtë mbrëmje kreu i PD Sali Berisha duke konsideruar si lakej skulptor atë që i jep Skënderbeut fytyrën e Ramës dhe e transformon në Car Stefan Dushan.

“Edi Rama është kryehajduti i kohërave, është njeriu që përdhos votën e lirë, dinjitetin, kombin dhe simbolet e tij. Përdhosi më në fund edhe heroin tonë kombëtar, duke gjetur një lakej skulptor që i jep Skënderbeut fytyrën e Edi Ramës dhe e transformon në Car Stefan Dushan.

Edi Rama, mos luaj me simbolet e kombit, sepse do marrësh çdo përgjigje që meriton!
Skënderbeun, o faqezi, nuk e luajti, nuk e ndryshoi as babai yt shpirtëror, Enver Hoxha. Dole ti, bastard, pinjoll të vësh surratin tënd të pisët në figurën epike të Skënderbeut.

Edi Rama je një anti-shqiptar që në gjakun tënd nuk gjendet një qelizë shqiptare.

Atë që i ke bërë ti Skënderbeut, heroit të kombit është akt poshtërimi për çdo shqiptar. Fytyrën e një tradhëtari i ke vendosur heroit tonë, e një trafikanti, e një mashtruesi, e një njeriu që nuk asgjë shqiptare në qënien e tij, e një armiku të egër, e një Pashiqi të vërtetë shqipfolës”, tha Berisha.

Më herët Berisha kishte konstatuar ngjashmërinë nfërsa  dënoi  këtë akt.

”Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do të ishte njëlloj sikur të zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit”, shkruajti Berisha në rrjetet sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY