E rëndë në Korçë, i vë flakën gruas pasi e lyen me...

E rëndë në Korçë, i vë flakën gruas pasi e lyen me benzinë dhe zhduket

105
0
Shares

Një burrë në Korçë i vuri flakën gruas së tij më qëllim ta vrasë. Ai i hodhi benzinë në trup dhe më pas i vuri flakën së shoqes 31 vjeçe.

“Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia e Korçës.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY