DOKUMENTAT/ PD, Frida Krifca, para publike ndërsa shpërdoroheshin fondet e BE

DOKUMENTAT/ PD, Frida Krifca, para publike ndërsa shpërdoroheshin fondet e BE

96
0
Shares

Ish ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe bashkëjetuesi i saj kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e znj.Krifca lulëzonte, tha sot zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli.

“Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR pas publikimit të skandalit me shpërdorimin e fondeve të BE, nën mbrojtjen e Edi Ramës nuk lihet jashtë rradhëve të administratës shtetërore dhe as nuk dorëzohet para drejtësisë”, tha Vangjeli ndërsa publikoi të dhëna zyrtare rreth pasurisë së Krifcës dhe bashkëjetuesit.

DETAJET/

 

Kështu bashkëjetuesi deklaron pranë ILDKPI në 2020 tokë të shtuar arë 3 mijë m2 kundrejt vlerës 10 euro m2, ose total vlera 30 mijë euro, vendndodhja Farkë.

Fitim neto si subjekt tregtar 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.

Biznesi tjetër aktiv i rregjistruar në v.2020 me pronar bashkëjetuesin e znj.Krifca, Lucom Projects shpk që ka të përfshirë në objektin e veprimtarisë edhe aktivitet tregtar të lidhur drejtpërdrejt me bujqësinë ndërkohë që bashkëjetuesja Krifca mbante detyrën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së.

Lucom Projects shpk rezulton përfitues i fondeve publike konkretisht:

Sipas spending data, Bashkia Tiranë ka paguar këtë subjekt kundrejt vlerës totale 11 milion lek për vetëm 2 projekte kulturore “moving city Tirana 2022 dhe 2023”.

PD kërkon që hetimi i SPAK të zgjerohet.

“Përveç abuzimit me fondet e IPARD, SPAK të hetojë pasuritë e ish-ministres duke vlerësuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike edhe gjatë kohës së ushtrimit të detyrës shtetërore si ministër i Bujqësisë”, thuhet në deklaratën e PD. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY