EMRI/ Shkodër, qëllohet me armë zjarri, një 36 vjeçar pa jetë

EMRI/ Shkodër, qëllohet me armë zjarri, një 36 vjeçar pa jetë

300
0
Shares

Një 36 vjeçar u qëllua për vdekje sot në mesditë në Shkodër. Ai është Elis Rroshkodoli, i cili u qëllua sot rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal. Ai është qëlluar nga një person në Zdrale.

“Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje”, njoftoi policia e Shkodrës.

Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rroshkodoli ka precedentë të mehershëm penale. Ai është dënuar për grabitje në Belgjikë si dhe kërkohet në Rumani për nkë plagosje në vitin 2023.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY