Berisha: Zotimi ynë solemn, betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të...

Berisha: Zotimi ynë solemn, betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës

49
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se opozita ka një vendim solemn, betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ A nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria kur konfiskon, kur u kontrollon si në diktaturën më të egër vullnetin, votën qytetarëve shqiptarë. Kur e ke shndërruar procesin zgjedhor në një proces formal, sepse me narkoshtetin tënd elektoral, me bandat e krimit, familjet e drogës dhe mafies, ti përcakton çdo rezultat kohë më parë se të zhvillohen zgjedhjet.

Zotimi ynë solemn, betejë, betëjë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, rotacion pushteti, fitore të opozitës.

A nuk është nxitje, a nuk është gjenocid për kushte të largimit nga Shqipëria, kur punët publike të qytetarëve më të varfër në Europë kushtojnë 5 herë, 10 herë më shtrenjtë se sa në vendet e BE, sepse ti i pangopur me ministrat, drejtorët e tu vjedh 70%, 80%, 90%, por edhe 100% fondet publike.

A nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria, ku nga 11 mld euro që lubi Balluku dhe ti keni investuar gjoja në rrugë, ekzistojnë të përfunduara gjithëse 21 km rrugë që përshkojnë Krujën dhe Thumanën.

Tuneli më i kushtueshëm i planetit, tuneli i Llogarasë që kushton 65 mijë euro për banorë.

Çfarë ke bërë ti me to? Ndërton 1 km rrugë në fushë me 15 mln, por edhe 30 mln. Vjedh e vjedh dhe nuk ngopesh kurrë, varfërohen gjithnjë e më shumë, largohen nga Shqipëria.

Jo, jo! Ne jemi të zotuar të vazhdojmë betejën tonë. Shpresa e fundit, shpresa që nuk vdes kurrë! Do ecim të sigurtë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, rotacionit të pushtetit. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY