I mori borxh disa mijëra euro, por mënpas biznesmeni i vjedh shtëpinë...

I mori borxh disa mijëra euro, por mënpas biznesmeni i vjedh shtëpinë doktorit

125
0
Shares

Borxhliu i vodhi shtëpinë mjekut të njohur vetëm pak ditë pasi ky i fundit i kishte dhënë 15 mijë euro borxh hajdutit, në fakt një pronar biznesi.

38-vjeçari Olsi Bibollari është vënë në pranga sot pasi akuzohet për vjedhjen e 15,000 eurove në një apartament në lagjen ‘Komuna e Parisit’, shtëpia e Eqerem Hasanit, shef i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Bibollari kishte marrë një hua prej 50,000 eurosh nga doktori para një jave me noteri ndërsa mjeku harroi në makinën e tij celësin e apartamentit. Pas takimit, Bibollari hyri në apartament për t’i marrë paratë.

Policia ka sekuestruar shumën e dyshuar të parave të vjedhura, një automjet dhe veshjet që Bibollari kishte përdorur gjatë krimit.

Olsi Bibollari ka dy biznese, është pronar i restorantit ‘Ogi’ dhe aksioner në barin ‘Vok’. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY