Më 4 shtator, shqyrtimi i mocionit për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj....

Më 4 shtator, shqyrtimi i mocionit për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj. Konfirmohen pagesat

86
0
Shares

“Përfitojë miliona lekë nga Buxheti i Shtetit”/Mocioni i deputetëve të PD për mandatin e Vullnet Sinajt, mblidhet më 4 Shtator Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Në vijim të mocionit të dorëzuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 04.09.2024, ora 11:00, me këtë rend dite: “Shqyrtimi i mocionit të 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.”.

Në materialet që i janë shpërndarë deputetëve bie në sy edhe përgjigjia zyrtare e Ministrisë së Financave dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, që konfirmojnë pagesat nga Buxheti i Shtetit për kompanitë në pronësi të deputetit Sinaj.

Sipas deputetëve të opozitës rezulton se deputeti socialist i Vlorës Vullnet Sinaj ka përfituar nëpërmjet 9 (nëntë) kompanive të tij të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 (tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 70, pika 3, të Kushtetutës së Shqipërisë. e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY