Rrahja masive në Palasë, policia e Vlorës po kërkon dy rrahësit kryesorë...

Rrahja masive në Palasë, policia e Vlorës po kërkon dy rrahësit kryesorë nga Tirana

404
0
Shares

Një rrahje masive ka ndodhur në një lokal nate në Palasë ku kishte vetëm burra.

Krejt papritur një grup i është sulur një personi duke e qëlluar me grushte e shkelma. Një prej tsre bëri edhe finalen duke e qëlluar me shkelm në fytyrë pa pikë mëshire.

Ndërkaq një tjetër person bie pa ndjenja dhe dikush dëgjohet t’i kërkojë kamarierit ujë.

“Policia e Vlorës është në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt”, njoftoi policia. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY