Sherri Trump-Harris për debatin e shtatorit, do mbahen mikrofonat mbyllur apo hapur

Sherri Trump-Harris për debatin e shtatorit, do mbahen mikrofonat mbyllur apo hapur

59
0
Shares

Foto nga CNN

Fushata e ish-presidentit Donald Trump po hedh dyshime të reja nëse një debat i 10 shtatorit do të zhvillohet në ABC për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi rregullat që do të zabtohen gjatë tij, raportoi sot CNN duke iu referuar një burimi të afërt në lidhje me këtë çështje.

Ekipi i Trump, sipas burimit, dëshiron që mikrofonat të jenë të mbyllur gjatë gjithë debatit, përveç kandidatit, radha e të cilit është të flasë, ashtu sic ndodhi edhe gjatë debatit të parë me Presidentin Joe Biden.

Ekipi i fushtës së Harris kërkon që ABC dhe rrjetet e tjera që kërkojnë të organizojnë një debat të mundshëm të tetorit të mbajnë mikrofonat e ndezur, sipas një zyrtari të lartë të fushatës, duke shënuar një ndryshim nga debati i qershorit, kur fushata e atëhershme e Biden donte që mikrofonat të mbylleshin me përjashtim të rasteve kur ishte radha e një kandidati për të folur.

“Ne i kemi thënë ABC-së dhe rrjeteve të tjera që kërkojnë të organizojnë një debat të mundshëm në tetor se ne besojmë se mikrofonat e të dy kandidatëve duhet të jenë të ndezur dhe drejtpërdrejtë gjatë gjithë transmetimit të debatit”, tha në një deklaratë Brian Fallon, këshilltari i lartë i fushatës Harris për komunikimin.

“Ajo që po kuptojmë është se krahu i Trump preferon mikrofonin e heshtur, sepse ata nuk kanë besim se kandidati i tyre mund të jetë presidencial për 90 minuta. Ne dyshojmë se ekipi i Trump nuk i ka thënë as shefit të tyre për këtë mosmarrëveshje, sepse do të ishte shumë e turpshme të pranonim se ata mendojnë se Trump nuk mund ta përballojë zv/Presidenten Harris pa përfitimin nga butoni i mbyllur i saj kur Trump flet”, tha ai.

Fushata e Trump ka argumentuar se kur ata ranë dakord për debatin në ABC me Harris ata kishin parasysh dhe ranë dakord që ky të zhvillohet me të njëjtat kushte të debatit të mëparshëm me Biden.

“Mjaft me lojërat. Ne e pranuam debatin në ABC me të njëjtat kushte si debati në CNN”, tha në një deklaratë këshilltari i lartë i fushatës së Trump, Jason Miller, transmeton CNN.r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY