Destinacioni i Lumit të Shalës, pushkë pneumatike kundër konkurentit

Destinacioni i Lumit të Shalës, pushkë pneumatike kundër konkurentit

173
0
Shares

Gara për turistë në varkë ka çuar babë e bir të marrin një armë pneumatike dhe tia drejtojnë kolegut që po ashtu kishte varkë për turistë.

Bëhet fjalë për transportues nga Komani në Lumin e Shalës.

“Pas administrimit të kallëzimit të një 58-vjeçari, se ishte kanosur me armë pneumatike, nga 2 shtetas, për motive konkurrence në fushën e transportit me varka të turistëve nga/për te lumi i Shalës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për autorët e dyshuar të rastit, shtetasit K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir”, njoftoi policia e Vaut të Dejës.

Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën pneumatike me të cilën dyshohet se u krye kanosja dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY