Morren 3 mijë € për leje mjedisore, lirohen dy ish-specialistët e ministrisë

Morren 3 mijë € për leje mjedisore, lirohen dy ish-specialistët e ministrisë

171
0
Shares

Taulant Manaj dhe Florian Progri, dy ish-specialistë pranë Agjencisë së Mjedisit janë dënuar me nga 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Tiranës.

Ataudënuan me gjykim të shkurtuar, ndaj iu është ulur 1/3 e dënimit. Taulant Manaj gjithashtu për 5 vjet nuk mund të ushtrojë funksione publike, ndërsa Florian Progni, për 3 vite nuk mund të ushtrojë funksione publike.

Ata u shpallën fajtor për skandalin me lejet mjedisore, i zbuluar nga emisioni investigativ “STOP”, i cili transmetohet në Televizionin Klan.

Sipas filmimeve të shfaqura, Florian Progri kishte rolin e sekserit në këtë skemë korruptive, ndërsa Taulant Manaj ishte personi që merrte paratë.

3 mijë euro kërkonin këta persona, që një biznes të pajisej me leje mjedisore. Florian Progri pranon në filmimin e transmetuar në emisionin “STOP” se, ky nuk ishte rasti i vetëm që merreshin para në këmbim të dhënies së licencave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY