Trafiku i lëndëve toksike/ Berisha-Ramës: Pse Tajlanda ktheu mbetjet që ke dërguar...

Trafiku i lëndëve toksike/ Berisha-Ramës: Pse Tajlanda ktheu mbetjet që ke dërguar atje

48
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot trafikun e lëndëve toksike drejt Tailandës.

Pse Tajlanda ktheu mbetjet që ke dërguar atje. Sepse çdo gjë është trafik i paligjshëm, theksoi Berisha duke dhënë detaje në lidhje me procesin.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Sot në reagimin e tij nëpërmjet dy zëdhënësve, imagjinoni ju besueshmërinë e lubi Ballukut dhe Mirela Kumbaros. Me dy dëshmitarë të rremë, Rama rreket të lajë duart me këtë krim të madh, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Së pari dua përsëri të theksoj se çdo vend në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, mund të eksportojë prodhimet e tij, të çdo lloji me kushtin e vetëm që ky eksport të ketë çdo dokument zyrtar që nevojitet dhe të bëhet në kushte të plota transparence.
Ç’nënkupton kjo?
Ligji i vendit, ligji ynë që është edhe sot në fuqi, përcakton se autorizimin për eksportin e mbetjeve, qofshin ato toksike apo jo toksike, lëshohet vetëm në përputhje me ligjin dhe akte të tjera në fuqi.
Ministri jep autorizimin për eksportin e mbetjeve, personit që ka paraqitur kërkesën vetëm pasi të ketë marrë leje nga vendi i importit dhe vendet e kalimit transit dhe vetëm pasi të ketë njoftuar ato paraprakisht.
O trafikant që nuk ke as nder as moral, por mashtron nga mëngjesi në darkë shqiptarët; sa është zbatuar ligji, neni 51 i ligjit për mbetjet. Ku i ke, ku janë lejet e transitit brenda dhe jashtë vendit të këtyre mbetjeve të rrezikshme.
Ku i ke vërtetimet se vendi që i pret, se vendi i destinacionit i pret këto mbetje. Asnjë, një mashtrues që as nuk skuqesh as nuk zverdhesh sepse mafiozi nuk ka ligj e mora, ka vetëm përfitime.
Ku e ke lejen nga Tajlanda për të eksportuar mbetjet e rrezikshme në Tajlandë. Pse Tajlanda ktheu mbetjet që ke dërguar atje. Sepse çdo gjë është trafik i paligjshëm. Sepse Gazheli yt ndryshon kode dhe vetëm e vetëm me urdhrin tënd e të asnjë njeriu mbi tokë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY