Policia e Vaut të Dejës ka identifikuar personat që qëlluan me armë një natë më parë në fshatin Rranxë dhe për interes të hetimit nuk bëhen publike gjeneralitetet e tyre.
Policia po punon për kapjen e tre autorëve të dyshuar që qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti ku brenda tij ndodheshin dy shtetas. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale. Makina ishte targa angleze ndërsa kanë shpëtuar nga plumbat pasi makina ishte e blinduar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendin“ e mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/