Arrestohet menaxherja kineze e ‘Escort Tirana’, në pranga edhe një biznesmene rozë...

Arrestohet menaxherja kineze e ‘Escort Tirana’, në pranga edhe një biznesmene rozë nga Tirana

121
0
Shares

Policia arrestoi në Rinas një 38-vjeçare, kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit përmes menaxhimit të ‘Escort Tirana’.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”.

“38-vjeçarja së bashku me një kineze tjetër Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara”, njoftoi policia e Tiranës.

Ndërkaq policia ndaloi një 34-vjeçare e dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.

U ndalua shtetasja A. Xh., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY