Digjet ‘Nisan’ në Korçë, ishte parkuar poshtë shtyllës elektrike

Digjet ‘Nisan’ në Korçë, ishte parkuar poshtë shtyllës elektrike

39
0
Shares

Një makinë në pronësi të një gruaje mori flakë gjatë natës në Korçë. Policia dyshon se shkaku ishte parkimi poshtë një shtylle elektrike.

“Sot rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18 Korçë, dyshohet se për shkak të djegies së një kablli elektrik, ka marrë flakë në pjesën e kofanos automjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases V. S.

Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi kofano të pjesëve të ndezura të kabllit elektrit”, njoftoi policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY