Turistja maqedonase vjedh turisten greke në një plazh në Sarandë

Turistja maqedonase vjedh turisten greke në një plazh në Sarandë

72
0
Shares

I vodhën një pushueseje nga Greqia, çantën me sende personale, vihen në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe automjeti me të cilën dy autorët u larguan pas vjedhjes.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një pushueseje greke, se më datë 17.08.2024, në plazhin e quajtur “Pema e Thatë”, i kishin vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale, Komisariati i Policisë Sarandë ka mundësuar identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe, të dy banues në Maqedoninë e Veriut.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, njoftoi policia e Sarandës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY