Kryeministri jep një sinjal për Plazhin e Pasqyrave në Sarandë

Kryeministri jep një sinjal për Plazhin e Pasqyrave në Sarandë

80
0
Shares

Kryeministri Rama ka rikthyer një lajm të disa muajve më parë për Plazhin e Pasqyrave në Sarandë. Ai është renditur si plazhi me ujin më blu në Evropë, fuke lënë pas edhe plazhe greke.

“Kërkimet treguan se plazhi me ujin më blu në botë gjendet në Europë dhe përkatësisht në Shqipëri.

Revista e njohur Travel+Leisure, rrëfen se për të ndihmuar njerëzit të gjejnë ujin më blu, grupi CV Villas analizoi rreth 200 plazhe përreth botës, duke përdorur kodin RGB të ngjyrës dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA.

Hulumtimi nxorri se Plazhi Pasqyra në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë.

Revista thote se Plazhi Pasqyra është vetëm 12.4 pikë (ose gradacione) larg nuancës YInMn Blue, çka e vendos atë të parin në listë, ndjekur nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, në vendin e dytë me 13.6 pikë larg YInMn Blue, e pastaj Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë e Plazhi Kaputaş në Turqi përmbyllin pesëshen e më të mirëve.

“Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtet të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Shkrimi është publikuar në prill të këtij viti. Por vëmëndja e Ranës tek ky plazh lexohet si sinjal për Agjencinë e Investimeve Startegjike. Tek ky plazh ende nuk ka beton. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY